Kimia

Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën d.m.th., botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e përbëjnë Toka, Dielli, planetët, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu. Objekt studimi i kimisë është natyra bashkë me dukuritë që ndodhin në të.

Duke u marrë me studimin e lëndës në shkallë atomike dhe molekulare, kimia merret kryesisht me grumbujt e atomeve, si gazet, kristalet dhe metalet. Përbërja, vetitë statistike dhe reaksionet e këtyre materialeve janë ato që studiohen. Kimia gjithashtu merret me kuptimin e vetive dhe bashkëveprimeve të atomeve në pëdorimet e shkallëve më të gjera.

Shumica e proceseve kimike mund të studiohen direkt në laborator, duke përdorur një seri teknikash për kontrollimin e materialeve dhe duke patur një kuptim të gjerë të këtyre proceseves. Kimia shpesh quhet “shkenca qendrore” për shkak të rolit të saj në lidhjen me shkenca të tjera natyrore.

Eksperimentet e hershme në kimi e kishin rrënjën e tyre në sistemin e alkimisë, një grup besimesh që përzienin misticizmin me eksperimentet fizike. Shkenca e kimisë filloi të zhvillohet me punën e Robert Bojlit, zbuluesit të gazit dhe Antuan Lavuazierit, i cili zhvilloi teorinë e ruajtjes së masës.

Zbulimi i elementëve kimikë dhe koncepti i Teorisë Atomike filluan të sistematizonin këtë shkencë, dhe kërkuesit zhvilluan një kuptim themelor të gjendjeve të lëndës, joint, lidhjes kimike dhe reaksionit kimik. Suksesi i kësaj shkence çoi në krijimin e kimisë industriale, e cila luan një rol të rëndësishëm në ekonominë botërore.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s




%d bloggers like this: