Insektet e lumtura!

28 04 2014

Mund të duken si të pazakonta dhe të mrekullueshme , por këto insekte nuk janë thjeshtë një fytyrë e bukur.Me anë të kësaj fytyre ato mbrohen nga jeta e egër e mjedisit ku jetojnë. Këto insekte duket sikur janë duke jetuar një jetë të lumtur, por midis tyre qëndrojnë dhe insekte të tjera , të cilat kërcënojnë jetën e tyre.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

Advertisements




Versioni virtual i Danimarkës në lojën Minecraft.

28 04 2014

2 1 3

Qeveria daneze ka rikrijuar të gjithë vendin në lojën hit kompjuterike Minecraft. Ky është vendi i parë i pasqyruar tërësisht në lojën Minecraft dhe qeveria shpreson se kjo lojë do t’i ndihmojë mësuesit dhe nxënësit do t’i tërheqë më shumë mësimi, duke shikuar dhe studiuar vendin e tyre në versionin virtual. Modeli përbëhet nga rreth 4000000000000 tulla, dhe merr rreth 1TB (1000 Gigabyte) në qoftë se ju doni të shkarkoni të gjithë vendin.  Kjo u krijua nga Simon Kokkendorf dhe Thor Bjørn Nielsen nga Geodatastyrelsen.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/





Konkursi Kombëtar për Pronësinë Intelektuale!

26 04 2014

Në ambientet e Shkollës “Sinan Tafaj” në Tiranë,u organizua dje faza finale e Konkursit Kombëtar “Të mbrojmë Pronësinë Intelektuale, të edukojmë gjeneratën që po rritet” me shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe ato të mesme. Për gjatë gjithë muajit prill janë zhvilluar konkurse me shkollat pjesëmarrëse nga çdo DAR i Republikës së Shqipërisë, duke zgjedhur 2 shkolla fituese, një nga shkollat 9-vjecare dhe një nga shkollat e mesme-klasat e 10. Ka qenë një aktivitet i ngjeshur dhe ka rezultuar të ketë patur ndikim pozitiv tek nxënësit. Ky konkurs është pritur mjaft mirë dhe nga stafet pedagogjike të shkollave duke i cilësuar njohuritë në fushën e të drejtës së autorit mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme për të edukuar brezin që rritet. Janë zhvilluar konkurset respektivisht në këto DAR-e, për Qarkun Lezhë, Shkodër, Tiranë (Qytet dhe Qark), Elbasan, Berat, Kukës, Durrës, Gjirokastër dhe Korçë, Vlorë dhe Fier, duke përfshirë pjesëmarrjen e mijëra nxënësve.

Aktiviteti u zhvillua  nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit me mbështetjen e Ministrisë  së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Drejtoritë Rajonale Arsimore si dhe me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Edukimi dhe imformimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve në një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara.

Konkursi filloi në orën 9:30 fillimisht me shkollat 9-vjeçare , ku çmimin e parë e fitoi shkolla e Elbasanit dhe pas shkollave 9-vjeçare , radhën e kishin ato tw mesmet, ku  çmim të parë fitoi  Kukësi, i përfaqësuar nga nxënëset e klasave të 10: Roksana Korbi, Brikena Duraku dhe Eviana Axhami.

 





Versioni i ri WordPress 3.9!

19 04 2014

wordpress-39-thumbnail

WordPress.org ka lançuar versionin 3.9, i cili përfshin disa ndryshime dhe përmirësime në mjetin e menaxhimeve të blogjeve. Versionin e ri mund ta shkarkoni nga WordPress.org/Download .

Beta 3 përfshin më shumë se 200 ndryshime ku futen:

  • Karakteristika të reja si  live widget previews dhe një instalues të ri theme.
  • Përpunimet UI gjatë redaktimit të imazheve dhe punimit  me media në editor.
  • Nëse ju doni të testoni  audio dhe video playlists, lidhjet do të shfaqen në menaxherin media ku ju një herë ju keni ngarkuar audio ose video.
  • Për zhvilluesit e theme , wordpress ka vendosu titullin HTML5.
  • Funksioni i  formatimit që kthen kuotat e drejta  në kuotat smart ka pësuar disa ndryshime për ta shpejtuar në mënyrë drastike atë
  • Editimi i imazheve më lehtësisht se më parë.
  • Marrja e imazheve me “drag and drop”.

Ky software është akoma në zhvillim dhe nuk rekomandohet të instalohet menjëherë.

Burimi:http://wordpress.org/





Kamera ajrore!

2 01 2014

Tani ju mund të keni një foto të përsosur ajrore , pa hipur në ndonjë avion , vetëm më këtë kamera që mund të hidhet në ajër! Kamera është me 36 kamera , gjë e cila ju  lejon që të merrni 36 foto nga një shkrepje dhe këto foto janë të ndryshme nga njëra-tjetra! Është projektuar që të hidhet në ajër , dhe kur të arrijë shpejtësinë e saj maksimale të ndalojë për shumë pak çaste dhe të kapë fotografi të ndryshme! Kjo kamera është krijuar nga një website , kushton $499 dhe është kamera e parë e cila  mund ti kalojë 100 megapixels.

Pasi ta hidhni kameran në formë topi në ajër ,36 fotot e shkrepura do të kalojnë në smartphone-in tuaj , ku ju mund ti editoni. Kjo kamera është bërë nga një plastikë e pastër dhe e ashpër dhe peshon 300g.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk





Pse zebrat kanë vija ?

30 12 2013

1 2

Kjo është një ndër misteret më të vjetra të biologjise evolucionare. Një ekip I studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar ,  mendojnë se kanë zbuluar prova të cilat tregojnë se vijat I kanë përdorur kuajtë afrikanë për të verbuar grabitçarët. Ata thonë se vijat , punojnë si një iluzion optik  që fshehin levizjet e zebrës dhe e mbrojnë atë nga të qenit e sulmuar! Shkencëtarët nga Royal Holloway, Universiteti I Londrës dhe Universiteti I Queensland, përdorën modelet kompjuterike për të vërtetuar hipotezën e tyre. “Vijat , jo vetëm që ngatërrojnë grabitçarët e mëdha si luanë ..etj , por gjithashtu edhe insektet e dëmshme  e fluturat janë ndikuar nga vijat,” tha profesor Johannes Zanker nga Departamenti i Psikologjisë në Royal Holloway.

Vijat e dukshme të orientuara në krahun e një zebre dhe vijat vertikale të ngushta të cilat kalojnë në shpinën  dhe në qafën e  saj, japin sinjale të papritura, të cilat ngatërrojnë shikuesin , sidomos në një tufë zebrash. Njerëzit dhe shumë kafshë kanë diçka të njohur si ‘mekanizmat e zbulumit të lëvizjes’ e cila procedon drejtimin e lëvizjes së diçkaje.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk





11 12 2013

1 2 3

Duket qartë që këto dy blloqe nuk kanë ngjyra të njëjta , por po të vendosim njërin gisht përgjatë  qendrës së linjës, do të bllokonim pjesët e errëta dhe ato të lëhta , dhe sytë tane do të fillojnë të tregojnë të vërtetën! Dy blloqet në fakt kanë të njëjtën ngjyrë. Ato thjesht duken si të ndryshme për shkak  të dritës së lehtë dhe të fortë që kalon mes tyre!

Ky iluzion u krijua nga psikologu  Tom Cornsweet në 1960, kështu  mori edhe emrin e saj: iluzioni  Cornsweet. Cornsweet, i cili është i njohur për punën e tij në perceptimin vizual, vuri në dukje se njerëzit e perceptojnë ngjyrën dhe hijen e imazheve 3D në një mënyrë të caktuar në varësi të mënyrës se si është ndezur pika  dhe me mënyrën se si  hijet bien.

Nëse drita bie nga lart atëherë ne i shohim blloqet si të shtypura në pjesën e sipërme të tyre dhe nee shohim bllokun lart në ngjyrë më të ndezur se sa ai poshtë tij, për shkak të dritës që vjen nga pjesa e sipërme e imazhit.

Drita që bie nga lart në bllokun e dytë vjen duke u zbehur deri sa merr ngjyrën e saj në bllokun e parë, pra truri ynë e përcepton bllokun e parë me ngjyrë më të errët , ndërsa blloku I dytë ka ngjyrëbn e dritës.

Me fjalë të tjera, shikimi ynë është reflektues – ne e perceptojmë sheshin e sipërm të errët dhe pjesën poshtë  me ngjyrë më të  lehtë, sepse kjoështë logjike dhe  tryri ynë përcepton në këtë mënyrë për shkak të elementeve të tjeragri që e rrethojnë.

Ne mendojmë se është e ndezur nga lart – por nuk është.

Efekti është më dramatic në iluzionin optic të mëposhtëm I krijuar nga Edëard Adelson . katrorët e shënuar me A dhe B në fakt kanë të njëjtën ngjyrë gri! Sytë dhe truri ynë , perceptojnë ngjyrat e objekteve përreth nesh dhe ato automatikisht kompnesojnë hijet

. Sheshi I shënuar me B ndodhet  Brenda hijes së cilindrit të gjelbër , ndërsa “A: ndodhet jashtë saj. Shohim që të dyja pjesët kanë të njëjtën hije gri!

3

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/